DURRËS, 29 nëntor 2014 –  Karabinierët e Padovës neutralizuan një bandë shqiptarësh, që merrej me shfrytëzim prostitucioni. Banda përbëhej nga vëllezërit Hekuran Shara, 32 vjec dhe Robert Shara, 36 vjeç si edhe Julian Mile, 37 vjeç.  Mirela Dollani, 24 vjecçe kishte një rol kyc në këtë bandë. Ajo rekrutonte në Shqipëri vajza të reja të moshave 22-27 vjeçare, me premtimin për t’i gjetur punë në Itali si kujdestare personash të moshuar.

Mirela është dënuar për prostitucion në vitin 2010 nga Gjykata e Beratit dhe në vitin 2013, vendimi është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë. Femrat shoqëroheshin në vendin e “punës” nga tre anëtarët e tjerë të bandës, të cilët i mbronin edhe nga konkurenca e prostitutave të tjera.

Karabinieria shpëtoi nga skllavëria e kësaj bande 7 prostituta shqiptare. Nëse prostitutat nuk siguronin një shumë të caktuar cdo natë (3 000 euro për 7 prostituta), apo nëse ato tentonin të rebeloheshin, rriheshin shtazërisht, që të vinin mend e t’i shtroheshin “punës”.

/gj.th.agjencia e lajmeve “Dyrrah”/