DURRËS, 29 nëntor 2014 –  Për shkak të zhvillimit të bizneseve të huaja dhe qenies si “kryeqytet” turistik dhe transporti, Durrësi kozmopolit është një “magnet” për italianë etj.

Në qarkun e Durrësit, deri më 30 tetor 2014, numëroheshin 918 shtetas të huaj, nga 9 502 të tillë gjithsej në shkallë kombëtare me leje qëndrimi, ose 9,66 për qind e totalit. Tirana dhe Elbasani kanë të regjistruar 5 999 të huaj, Shkodra 1 147.

Drejtoria Rajonale të Kufirit e Migracionit thotë se gjatë muajit tetor 2014 kanë aplikuar për leje qëndrimi në Durrës 67 të huaj, nga 751 gjithsej në nivel republike. Më shumë aplikime ka në kryeqytet (503 të tillë), në Shkodër 74, në Vlorë 69.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/