DURRËS, 28 nëntor 2014 – Policia e qytetit të Lukës kishin marrë denoncime për vjedhje nga pronarët e 5 klubeve, ku ishin vendosur edhe makineta bixhozi. Policë civilë ishin vendosur për të mbikqyrur makinetat në disa lokale të periferisë së qytetit të Lukës. Të enjten 27 nëntor, 2014 pikërisht policët, që mbikqyrnin makinetat e Bar Vignola-s dyshuan se dy persona, që nuk ngjanin si italianë mund të ishin hajdutët e makinetave.
Për tre orë rresht personat u mbajtën nën mbikqyrje. Në çastin, kur ata me një copë tel të bërë gremç po nxirrnin monedhat nga makineta, policët u vunë prangat. Të arrestuarit ishin: Zamir Sheta i lindur në Shijak në vitin 1971 dhe Arben Coku lindur në Durrës në vitin 1967. Dy shqiptarët ju nënshtruan gjykimit të drejtpërdrejtë. Meqenëse nuk kishin precedentë penalë, secili prej tyre u dënua me 8 muaj burg dhe 150 euro gjobë për vjedhje të rëndë.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





