28 nëntor 2014 – Bleona Qereti nuk ka ndërmend që të heshtë pas gjithë kritikave që i kanë ardhur nga mediat rozë. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ajo i kundërpërgjigjet të gjithë personave që kanë hedhur ofendime, teksa thekson se injoranca nuk ka kombësi. Ajo i është referuar edhe thashethemeve se prindërit janë mbyllur në shtëpi, duke theksuar se ata ndihen krenare me të.
"Zemrat e mia përshëndetje! Dëshiroj të sqaroj sot disa shkrime që janë publikuar në media për mua dhe familjen time. E para, nuk kam thënë kurrë që 'shqiptarët s'më kanë mbështetur'. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe kam arritur deri këtu vetëm nga ju, fansat e mi besnikë. Sigurisht komentet e injorantëve, kam vendosur t'i injoroj. Injoranca nuk ka kombësi. Shqipëria dhe shqiptarët kanë qënë dhe do mbeten gjithmonë ADN-ja ime. Së dyti, lajmi se familja ime është mbyllur në shtëpi, është gjithashtu i pavërtetë. Ata kanë qënë mbështetësit e mi në çdo hap dhe sigurisht janë krenarë tek më shohin sot, të realizuar në atë që kam ëndërruar gjithë jetën.
Ju dua dhe ju falenderoj të gjithëve ju që më mbështetet!", ka shkruar këngëtarja.





