28 nëntor 2014 – Migjen Basha bëhet baba në ditën e Pavarësisë. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, mesfushori i kombëtares shqiptare njofton ardhjen në jetë të vajzës Alisia, fëmija i parë i tij dhe i bashkëshortes Torina. Bashkë me njoftimin për lindjen e vajzës, Basha publikon edhe një foto me fëmijën në një ditë feste për të gjithë shqiptarët. Një ditë e paharrueshme për Migjen Bashën, i cili do ta festojë ditën e kombit bashkë me ditëlindjen e vajzës së tij.





