28 nëntor 2014 – Dy kampionë bote për të ngritur në qiell flamurin shqiptar. Daniel Godelli dhe Romela Begaj ngritën flamurin kuqezi në Vlorë me rastin e ceremonisë për 102 vjetorin e Pavarësisë ku morën pjesë personalitetet më të larta të shtetit shqiptar. Nën tingujt e himnit shqiptar, kampioni nga Peqini dhe 28-vjeçarja nga Tirana ngritën flamurin në mënyrë simbolike në Sheshin e Flamurit, ku ishin të pranishëm edhe qindra qytetarë vlonjatë. Kjo është hera e parë që kampionët e sportit shqiptar përzgjidhen për të nderuar kombin gjatë festës së Pavarësisë edhe pse një gjë të tillë ata e kanë bërë në çdo arenë që kanë garuar. Por nuk është vetëm peshëngritja kryefjala e sportit në Vlorë sepse përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri, Edi Rama premtoi nisjen e punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri të Flamurtarit. “Stadiumi i rehabilituar i Flamurtarit se shpejti projekti edhe per Arenen e re te Vlores”, shkruan kreu i qeverisë, duke konfirmuar vëmendjen e kabinetit që ai drejton ndaj investimeve në sport pasi disa javë më parë ai dha lajmin e nisjes së punimeve për rikonstruksionin e stadiumit të Shkodrës “Loro Boriçi”.
Festa e Pavarësisë, Godelli e Begaj ngrenë flamurin në Vlorë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sherret në Kryesinë e PD, Berisha: Disa të quajtur demokratë hanë turpin me bukë! Ka nga ata që flirtojnë me qeverinë
“As dimri s’na fik Vespat”, xhiro festive në Durrës (VIDEO)
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA
Klodian Braho, drejtuesi i ri i SPAK/ Rama: Uroj ta çojë Prokurorinë e Posaçme në një tjetër nivel





