28 nëntor 2014 –   Dyshja Begeja – Xhai do të kenë një detyrë të vështirë këtë fundjavë, ndërsa do t’u duhet të nisin punën e tyre me një takim mjaft të forte përballë Partizanit. Megjithe vlerësimin për kundërshtarim, stafi teknik dhe lojtarët bregdetarëbesojnë që do të kthehen tek pikët që në këtë sfidë përballë skuadrës kryeqytetase. Ndeshja do të luhet me drita, ndaj të gjithë shpresojnë se dhe tifozeria do të jetë më e shumtë në në në këtë takim, ku Teuta kërkon vetëm tre pikët. Me stafin e ri teknik, skuadra e Teutës po punon fortë në disa aspekte, duke nisur nga ana tekniko-taktike dhe disiplina, deri tek përgatitjet fizike. Tekniku Begeja ka parë të arsyshme të zhvillojë nga dy seanca stërvitore në ditë, paradite dhe pasdite, me qëllim që skuadra të marë ngarkesën e nevojshme. Përgjatë dy-tri ditëve punë të stafit të ri teknik, skuadra është "shtrydhur" nga një punë me intesitet të lartë. Numëri një i pankinës durrsakët është shumë kërkues, së pari ndaj vetes dhe më pas lojtarëve, duke kërkuar seriozitet dhe impenjim maksimal në seancat stërvitore. Deri më tani skuadra ka punuar në disa drejtime duke i kushtuar rëndësi të veçantë kësaj përballje, e cila do të zhvillohet ditën e dielë në orën 17:00, në stadiumin "Niko Dovana" të qytetit bregdetar. Stafi i ri teknik, por edhe lojtarët e konsiderojnë si përballje shumë të vështirë dhe tejet delikate, ndërsa besimi në radhët e "djemve të detit" nuk mumngon për arritjen e një rezultati pozitiv, që i referohen fitores. Tekniku Begeja në prononcimin e tij të parë si kreu i pankinës durrsake theksoi se e vlerësonte maksimalisht kundërshtarin, por skuadra e tij do të zbriste në fushën e lojës vetëm për fitore. Edhe në radhët e lojtarëve mbizotëron një atmosferë pozitive, ku të gjithë besojnë se ndaj partizanit do të bëjnë një paraqitje dinjitoze dhe do të sigurojnë tre pikët, të cilët janë shumë të vlefshme në situatën ku ndodhen. I vetmi problem për "djemtë e detit" janë dy mungesat, ajo e mesfushorit Koreshi, i cili vuan pasojën e një dëmtimi në pulpë dhe mbrojtësit Kotobelli. Ky i fundit nuk do të jetë i gatshëm për teknikun Begeja, pasi u ndërshkua me karton të kuq në përballjen e fundit të skuadrës në Laç, sfidë të cilën bregdetarët e humbën me rezultatin e thellë 3-0, rezultat i cili solli edhe largimin e teknikut Hasan Lika. Begeja u shpreh se Kotobelli dhe Koreshi janë dy mungesa shumë të rëndësishme, por që nuk do të jetë problem dublimi i tyre.