DURRËS, 27 nëntor 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se në mbrëmjen e së mërkurës, datë 26 nëntor 2014, pas kontrollit të imtë të ushtruar, falë posedimit të informacioneve arrestuan në flagrancë dy shtetas.
51-vjeçarit I. Bala, banues në fshatin Karpen të komunës së Maminasit Durrës, gjatë kontrollit të banesës, rreth orës 20.00, iu gjet dhe sekuestrua një automatik model 56, kalibër 7.62 mm, pa leje, dhe një krehër me 15 fishekë.
42-vjeçarit N. Aruçi, banues në fshatin Verjon të komunës së Niklës Krujë, ora 23.30, në automjetin e vet, iu kap nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë Tiranë dhe blutë e Krujës, një pistoletë pa leje me 7 fishekë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





