26 nëntor 2014 –  Një udhëtim muzikor nëpër bukuritë dhe kontradiktat e Mesdheut: Olen Çezari, i shoqëruar nga banda e tij Klandestin International Orchestra, do të jetë në koncert në Auditorium Parco della Musica në Romë të enjten, më 27 nëntor në sallën Sinopoli.

Oleni është një artist i jashtëzakonshëm, violinist virtuoz dhe kompozitor eklektik. Lucio Dalla e konsideronte atë si një nga më të mëdhenjtë në botë. Repertori i tij shkon nga klasikja te xhazi, nga etnikja tek muzika botërore.

Shfaqja e tij është një udhëtim i jashtëzakonshëm nëpër botën e këngëve më të famshme të muzikës ndërkombëtare. Skenografia e notave, do të arrihet përmes imazheve ndjellëse të oqeanit dhe mrekullive nënujore.

Olen Çezari dhe Fiorello (komedian, moderator televiziv, këngëtar italian)

“Unë zgjodha detin si kornizë e spektaklit – thotë Maestro Çezari – jo vetëm sepse kam lindur në Durrës, por edhe për të sensibilizuar publikun për respektimin dhe dashurinë për mjedisin. Vetëm deti po bëhet gjithnjë e më tragjikisht varri i mijëra emigrantëve dhe shpresës së tyre për një të ardhme më të mirë. Shpirtrave të tyre u dedikohet koncerti ynë. "

/përshtati g.b. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/