Tension mes Kate dhe Mbreterëshës

 

26 nëntor 2014 – Marrëdhëniet mes Mbretëreshës Elizabeth II dhe nuses së nipit të saj, Dukeshës së Kembrixhit, nuk janë aspak të mira. Tabloidet britanike shkruajnë se Dukesha e Kembrixhit, Kate Middelton është zemëruar me Mbretëreshën Elizabeth II, për shkak se prindërit e saj nuk do të ftohen për drekën tradicionale të Krishtlindjeve në Sandringham House.

Ftesa për drekën ka shkuar vetëm për Willaim, Kate dhe djalin e tyre princin, George.

Një burim i afërt i pallatit Mbretëror është shprehur se:

“Mbretëresha është e afeksionuar ndaj Dukeshës, e nuk do të donte të përjashtonte familjen e saj, por mos të harrojmë që në të kaluarën kanë shkelur shumë rregulla për hir të Kate”. Prindërit e Kate, Michael dhe Carole Middleton me dy fëmijët, Pippa dhe James janë duke qëndruar në pallatin Amner Hall, i restauruar kohët e fundit vetëm për të ftuarit e Princit William dhe për familjen e bashkëshortes së tij. Por çdo gjë është vendosur, prindërit e Kate nuk do të jenë tek dreka tradicionale, e ndoshta do të kenë nderin që në praninë e Mbretëreshës të konsumojnë vetëm një çaj.