DURRËS, 26 nëntor 2014 –  Gjykata e Savonës dënoi Mirjan Bashukajn, 26 vjeç me 6 vjet burg dhe 5 000 euro gjobë. Pas kryerjes së dënimit, Mirjani do të dëbohet menjëherë nga Italia për në Shqipëri.

Në vitn 2012 Mirjani palgosi në Barin “Raggio di Sole” po në Savona, Aldo Çukën, 34 vjeç. Mirjani ishte vetë i katërt, kur kreu plagosjen në kuadrin e qërimit të hesapeve, ndërmjet elelmentëve kriminalë shqiptarë në Savona.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/