DURRËS, 26 nëntor 2014– Karabinierët e qytezës së Karugos (Carugo) rreth 30 km larg Milanos arrestuan një shqiptar 36 vjeçar dhe bashkëpunëtorin e tij menjëherë pas vjedhjes së një sasie mallrash ushqimor në supermarktin e qytezës. Gjatë kontrollit të makinës së dy të arrestuarve, karabinierët gjetën edhe mallra të ndryshme dhe arturina të vjedhura në 4 banesa të tjera brenda së njëjtës ditë.
Në këtë rast kishim të bënim me një shqiptar vjedhës serial, i cili kishte precedentë të mëparshëm penalë për krime kundra pronës. Karabinieria nuk bën publik emrin e shqiptarit, por vetëm foton e tij.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





