DURRËS, 26 nëntor 2014–  Karabinieria e qytezës së Busto Arsicios ( Busto Arsizio) në Provincën e Varezes neutralizuan një bandë shqiptaro-italiane shpërndërësish droge. Karabinierëve u tërhoqën vëmendjen disa tipare të vecanta të kësaj bande. Së pari, anëtarët e bandës përdornin gjuhë të koduar për drogën dhe vendshpërndarjen e drogës, për të mos u kuptuar në rast përgjimi të celularëve të tyre.

 Së dyti, ata i fshihnin dozat e drogës në kuti të kuqi buzësh të modifikuara për të mbajtur drogë. Së treti, banda me 6 anëtarë përbëhej nga dy cifte babë-bir ( një italian dhe një shqiptar) dhe nga dy anëtarë të tjerë. Të arrestuarit janë Gëzim dhe Vilson Lena babë e bir të moshave 47 dhe 22 vjeç si edhe Kujtim Dema, 38 vjeç. Tre të tjerët janë italianë babë e bir  dhe një italian i tretë.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/