DURRËS, 25 tetor 2014 –   Java e re nis me tri vjedhje të reja, të “larmishme”.

Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se, të hënën, më 24 nëntor 2014, kanë ndodhur tri vjedhje.

“BENZ”

Oficeri i policisë gjyqësore Shpëtim Karuli raporton se rreth orës 21.00, në lagjen nr. 7 Durrës persona të paidentifikuar kanë vjedhur një “Benz”, me targë DR 8140 C, në pronësi të shtetasit Ali Kadriu, 47 vjeç. 

47-vjeçari e kishte parkuar veturën afër banesës. 

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

 HEKURAT FATOS ARIFIT PËR ÇANTË FEMRE

Oficeri i policisë gjyqësore Kliti Proko raporton se ora 23.00 u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit Fatos Arifi, 45 vjeç, banues në lagjen nr. 10 Durrës. 45-vjeçari dyshohet se më 21 nëntor 2014, rreth orës 18.20, në lagjen Nr. 1 Durrës i ka vjedhur çantën Bardhe Buraku, 42 vjeçe, e cila më 24 nëntor 2014, rreth orës 17.00, ka bërë kallëzim.

SHKOLLA

Oficerja e policisë gjyqësore Lumturi Boja raporton se gjatë natës në fshatin Thumanë Krujë është vjedhur me thyerje shkolla e mesme, ku kanë marrë një bolierë uji, një kompjuter dhe disa karrige. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/