·        Ndjekje penale ndaj Hamza Xhakonit, Enxhi Karalit dhe Ismet Ruçit

DURRËS, 25 nëntor 2014 –  Trafiku i rënduar, pakujdesia e këmbësorëve, por edhe pakujdesia e drejtuesve të mjeteve janë bërë shkak për tre aksidente rrugore, por fatmirësisht me lëndime pa rrezik për jetën, ndërkohë janë hapur tri çështje penale për autorët, njoftoi Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë.

VOGËLUSHI

Oficeri i policisë gjyqësore Arjan Qesja ka raportuar se më 24 nëntor 2014 filloi procedim penal ndaj Hamza Xhakonit, 57 vjeç, banues në lagjen nr. 3.

Rreth orës 12.40 të së hënës, në lagjen nr. 14 Durrës duke drejtuar një “Benz” veturë me targë DR 9927 E, 57-vjeçari ka aksidentuar një fëmijë që po kalonte në rrugë, 9-vjeçarin Aurel, djali i Dashamir Allës, banues në lagjen nr. 14 Durrës.

Vogëlushi, pasi ka marrë mjekim në spitalin rajonal, është larguar për në banesë jashtë rrezikut për jetën.

40-VJEÇARI

Oficeri i policisë gjyqësore Astrit Xhaferi ka raportuar se më 24 nëntor 2014 filloi procedimi penal për 20-vjeçaren Enxhi Karali, banuese në lagjen nr. 14 Durrës.

 sepse rreth orës 14.30, në lagjen nr. 17 Durrës, duke drejtuar një “Fiat” me targë AA 633 GJ, ka aksidentuar këmbësorin Roland Çeku, 40 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës.

40-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

55-VJEÇARI

Oficeri i policisë gjyqësore Rexhep Mulaj ka raportuar se më 24 nëntor 2014 filloi procedimi penal ndaj Ismet Ruçit, 50 vjeç, banues në Yrshek Tiranë.

Rreth orës 11.10, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, në vendin e quajtur Hasan i Sipërm, duke drejtuar një “Benz” furgon me targë TR 0219 U, 50-vjeçari ka aksidentuar 55-vjeçarin Gjon Beqiri, banues në fshatin Luz Krujë.

Sqarohet se viktima po kalonte rrugën me biçikletë për dore.

55-vjeçari ka marrë mjekim në spitalin ushtarak Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/