DURRËS, 25 nëntor 2014 – Një tjetër shpërthim tritoli ka tronditur pasmesnatën e së martës qytetin e Fushë Krujës, i cili ka vite që përjeton tmerrin e eksploziveve.

Drejtoria e policës së shtetit për qarkun Durrës-Krujë bën të ditur se të martën, më 25 nëntor 2014, rreth orës 1.00, në qytetin e Fushë-Krujës, në lokalin bar-bufe, në pronësi të Sajmir Talit, persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi lëndë plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, nuk ka të dëmtuar në njerëz.

Godina gjendet rreth 300 metra larg qendrës dhe komisariatit të policisë së qytetit. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, duke u fokusuar tek konfliktet e mundshme të pronarit të ndërtesës, megjithatë deri tani nuk ka asnjë të dyshuar për autorësinë e vënies së lëndës eksploziv. Vëllezërit Tali kanë mohuar të kenë pasur probleme.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/