DURRËS, 25 nëntor 2014 –  Kishin që nga 21 maj 2014 që ishin shpallur në kërkim nga drejtoria e policisë së shtetit, por vetëm më 24 nëntor 2014, u arritën të ndalohen, dy shijakase, të cilët gjykata e Durrësit dhe ajo e apelit, i kishin dënuar me nga 4 muaj burg secilin për moskallëzim krimi, ka raportuar shefi i seksionit të krimeve Erdit Rreçeku.

Të hënën, më 24 nëntor 2014, u ndaluan përkatësisht, në orën 17:30 dhe 18:30, Rinaldo Murataj, 21 vjeç, banues në lagjen Popullore dhe Blend Thaçi, 20 vjeç, banues në lagjen Kodër Shijak. Janë dënuar qysh në tetor të vitit 2012 nga gjykata e shkallës së parë dhe vendimet e saj i la në fuqi, pas dy vjetësh, në tetor 2014, edhe Apeli i Durrësit, tha drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/