25 nëntor 2014– Dinamo-Teuta 0-2
Shënues: Ndraxhi 24’, Kovaçi 80’
Dinamo: Alushi, Ballhysa, Cubaj, Kurti, Shametaj, Braka, Toçilla, Lala, Daçi, Musabelliu, Dauti (U aktivizuan Hasa, Çipuri, Danaj, Daci) Trajner: Xh. Lloshi
Teuta: Vata, Shala, Lika, Duka, Seferi, Ndraxhi, Përkeqi, Trimi, Domi, Xhymerti, Kovaçi (U aktivizuan Mema, Lajthia, Ozuni, Bejko, Vila) Trajner: G. Begeja
Gjyqtarë: E. Muça, R. Zifla, B. Seferi
Nga një gol për secilën pjesë dhe Teuta merr fitoren e 8-të në kampionat. Suksesi i radhës për bregdetarët u regjistrua dje ndaj Dinamos vendase që mbetet në vendin e fundit të renditjes. Ndraxhi realizoi i pari për Teutën në minutën e 24-t, duke përfunduar pjesën e parë me rezultatin 1-0. Në të dytën, durrsakët do të vazhdonin presionin e tyre në gjysmëfushën e Dinamos dhe do të shpërbleheshin me golin e dytë, me autor Kovaçin. 2-0 dhe Teuta vazhdon e sigurt drejt synimit të titullit.





