25 nëntor 2014– Alexis Sanchez nuk shënon? Fajin e ka seksi i tepërt. Ky është përfundimi që nxjerrin mediat britanike duke justifikuar performancën e ish lojtarit në Barcelonës në sfidën e fundit Arsenal-Manchester United. Sanchez sapo ishte kthyer nga ndeshjet me kombëtaren e Kilit kundër Venezuelës dhe Urugajit dhe kjo mund ta justifikonte ndeshjen kundër "Djajve të Kuq". Por sipas mediave kiliane, arsyeja e rënies së performancës në fushën e lojës vjen si pasojë e "stërvitjes së tepërt" me të dashurën e tij Laia Grassi. Kjo e fundit hyri në zemrat e tifozëve të Arsenal pasi postoi në rrjetet sociale një foto me fanellën e "Gunners", por nëse vërtetohet se Sanchez nuk po shënon pikërisht për "faj" të saj mbështetësit e Arsenal mund të ndërrojnë ide.





