• A është shmangur qëllimisht nga protokolli kryebashkiaku i Tiranës z. Basha, për shkak të sulmeve të eksponentëve të opozitës ndaj përcaktimit të Turqisë si aleat strategjik të shumicës aktuale qeverisëse në Shqipëri?
DURRËS, 24 nëntor 2014 – Vjen në Shqipëri dhe Durrës z. Rifat Sait, politikan dhe gazetar i njohur turk, me origjinë shqiptare nga Kosova.
Shtypi turk njofton se kryetari i bashkisë z. Vangjush Dako do të zhvillojë, të mërkurën, më 26 nëntor 2014, në selinë e tij, një takim me z. Rifat Sait, kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Turqi-Shqipëri, deputet i partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, fakt që u konfirmua dhe nga zyra e qytetarit nr. 1 të Durrësit.
Sipas agjendës, z. Sait fillimisht do të takohet me kryetarin e Kuvendit z. Ilir Meta; Presidentin z. Bujar Nishani, Kryeministrin z. Edi Rama.
Pas vizitës në Durrës, delegacioni turk do të zhvillojë bisedime me kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Turqi, z. Blend Klosi, deputet i qarkut Durrës-Krujë.
Bie në sy rëndësia që i jep qytetit bregdetar politika zyrtare e Ankarasë, ndërkohë që protokolli ka përjashtuar kryebashkiakun e Tiranës, z. Lulzim Basha?
A mund të kenë ndikuar me këtë rast sulmet e eksponentëve të opozitës ndaj përcaktimit të Turqisë si aleat strategjik të shumicës aktuale qeverisëse në Shqipëri?
Info
Z. Rifat Sait është 48 vjeç, u lind në Izmir dhe është bir i një familjeje emigrantësh nga Kosova dhe ka tre fëmijë.
Është diplomuar në dy universitete, për ekonomi dhe financa, ka një master për gazetari.
Ka punuar për 15 vjet në sektorin privat si menaxher në kompani të ndryshme.
Po ashtu ka qene kolumnist në disa gazeta, autor librash dhe programesh televizive për Ballkanin.
Ka qene veprimtar dhe drejtues shoqatash të shoqërisë civile.
Në vitin 2011 u zgjodh deputet i parlamentit turk si përfaqësues i partisë në pushtet “Drejtësi dhe Zhvillim”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





