24 nëntor 2014 – Java 13 e Kategorisë Superiore ka folur me gjuhën e golave dhe të kryesuesve. Në javën që kishte vetëm një pëërplasje direkte, ajo në Qemal Stafa midis Partizanit dhe Kukësit, dhuroi 4 fitore për skuadrat vendase dhe një për udhëtueset. Në kryendeshjen e javës në kryeqytet Partizani la pas shijen e hidhur të humbjes ndaj Skënderbeut një javë më parë, duke bërë viktimë të radhës Kukësin. 15 herë kampionët triumfuan pastër ndaj një rivali direkt duke këmbyer edhe vendet në klasifikim, për të vijuar me shpresën për të riveshur trofeun me ngjyrën e kuqe. Edhe pse në mungesë të portierit Alban Hoxha, porta e të kuqve mbetet e pathyer pavarësisht se përballë kishin sulmuesin më të mirë të kampionatit Pero Pejic. Kroati ashtu si dhe ekipi i Kukësit tregon vështirësi për të shënuar ndaj rivalëve direkt, teksa nënkampionët vijojnë të dalin me 0 pikë në përballjet me rivalët direkt. Emocionet më të mëdha në fushën e lojës këtë javë janë marrë në Elbasan Arena në përballjen Elbasani-Tirana, por që lë një shije të hidhur për aktet e ndodhura në impiantin më të ri në vend dhe shtëpinë e kombëtares së Shqiptarëve. Tirana i falet golit të Selemani Ndikumana në sekondat e fundit jo vetëm për të marë tre pikët e radhës por edhe për të marë kreun e klasifikimit i vetëm. 24 herë kampionët e nisën keq teksa u befasuan me dy gola nga futbollisti më i mirë Elbasanas në dekadën e fundit Dorian Bylykbashi. Por forca e karakterit tek bardheblutë doli në pah dhe pasi arritën të barazonin në pjesën e parë, skuadra e Maganit mori fitoren në gjuajtjen e fundit të ndeshjes. Edhe një herë fitorja me Elbasanin vjen në sekondat e fundit, ashtu si në fazën e parë, duke treguar që ky kampionat mbetet me rivalitet pavarëisht diferencave në letër të skuadrave. Nuk ka histori sfida në Korcë ku Skënderbeun bën kampionen ndaj Apolonisë, duke triumfuar me një rezultat tenistik 6-0. Praktikisht sfida nis me gol që në dhomat e zhveshjes pasi në sekondën e 35 Progni zhbllokon rezultatin. Më pas festa është për Martins, me brazilianin që pasi shënoi duy herë ndaj Partizanit në javën e 12 shton ritmin ndaj Apolonisë për të realizuar tre golësh. Tashmë Skënderbeu dhe sulmuesi 26 vjecar hedhin dorashkën e sfidës, për të synuar të dy titujt, atë kampion dhe atë të kryegolashënuesit.
Skaneri i javës së 13 të Superiores
Pa histori ka qënë edhe sfida në Lac ku kurbinasit rikthehen tek fitorja në kampionat pas tre humbjeve radhazi. Formacioni i drejtuar nga Armando Cungu ka mbyllur llogaritë shumë shpejt teksa lajmi i mirë është goli i shënuar nga Memelli, i pari për të në kampionat në sfidën e parë si titullar. Për Teutën vijon momenti negativ i shoqëruar edhe me eleminimin nga Kupa e Shqipërisë në mesjavë. Tek fitorja rikthehet edhe Vllaznia që pas 6 humbjeve radhazi në kampionat mposht në derbin e skuadrave në krizë Flamurtarin, duke zhytur akoma më shumë vlonjatët në terrin e rezultateve, pasi fitorja është një term i harruar. Suksesi i fundit i kuqezinjve daton më 20 shtator ndaj Elbasanit dhe që nga ajo kohë janë regjistruar 5 barazime dhe 3 humbje. Për shkodranët që nga ana e tyre rigjetën edhe tifozerinë këtë javë, kjo fitore risjellë qetësinë e munguar për të arritur objektivin që mbetet mbijetesa.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Ca trimosha erdhën në Kryeministri, nuk dorëzonin ‘patllaken’!” BKH i përgjigjet Ramës
Qytetarët durrsakë: Dekori festiv më i bukur se çdo vit!
Qytetarët durrsakë: Dekori festiv më i bukur se çdo vit! (VIDEO)
U përfol për një aksident të rëndë, reagon Einxhel Shkira





