24 nëntor 2014– Në pranverën e vitit 2012, policia italiane prangosi një bandë hajdutësh shqiptarë të banesave dhe veturave., që vepronte në Provincën e Akuilës (Aquila). U arrestuan B.L.28 vjeç, L.H. 30 vjeç, L.I. 35 vjeç, L.L. 33 vjeç dhe K.K. 27 vjeç. Prangave të policisë i shpëtoi vetëm kapobanda, dibrani Agron Delishi, 34 vjeç. Ai ia mbathi për në Shqipëri e më vonë u largua dhe nga Shqipëria. Interpol Roma arriti të sigurojë një mandat arresti evropian dhe me ndihmën e policisë greke, zbuloi vendin ku fshihej Delishi.
Të shtunën në darkë më 22 nëntor, Agron Delishi u arrestua në Greqinë verilindore në Prefekturën e Maqedonisë me qendër prefekture Selanikun. Pasi të mbarojnë procedurat e ekstradimit, Agron Delishi do të dërgohet në Itali për tu përballur me drejtësinë për vjedhjet e kryera.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





