23 nëntor 2014 – Gjykata e Uellsit në Angli dënoi Adriatik Carjan, 24 vjec dhe Astrit Cakën, 26 vjeç me 16 muaj burg se cilin dhe 120 stërlina gjobë për kultivim kanabisi. Pas kryerjes së dënimit ata do të dëbohen nga Anglia për në Shqipëri.
Adriatiku dhe Astriti u arrestuan nga policia angleze, sepse ndërtesën e ish klubit të natës “Apollo” në qytetin Porth të Uellsit e kishin shndërruar në një vend kultivimi kanabisi. Ata kishin krijuar sera me ndricim artificial dhe me sistem ujitje për të rritur kanabis. Gjatë kontrollit të policisë u gjetën 1 841 bimë kanabisi, që kultivoheshin në ndërtesë. Vlera e kanabisit të prodhuar nga këto bimë në varësi të cmimit shkon nga 300 000 -1 milion stërlina.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





