23 nëntor 2014 – Redaksia e Gazetës Opozita.com së shpejti do botojë fakte për urdhrin sekret të kryeministrit që të arrestohen njerëzit më të afërt të Ilir Metës. Vetëm sot, Saimir Tahiri ka vënë në pranga tre njerëzit e besuar të LSI.
1. Kreu i LSI-së në Shkodër, Edip Shiroka, është shoqëruar në Komisariatin e qytetit këtë mbrëmje, pasi ka debatuar me kreun e Policisë së Qarkut për tifozët. Edip Shiroka, si Nënkryetar i Bordit të ekipit Vllaznia. ka lejuar që tifozët të ndjekin ndeshjen Vllaznia – Flamurtari, që zhvillohej sonte, por në një kohë kur Vllaznia ishte e dënuar të luante pa tifozë. Respektimin e këtij ndëshkimi ka kërkuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Qarkut të Shkodrës, por është kundërshtuar nga Shiroka me arsyen se gjoba është paguar, ndaj dhe tifozët duhej të hynin në stadium. Për shkak të këtij debati, Shiroka është shoqëruar në Komisariatin e Shkodrës.
2. Në Lushnje ku Policia arrestoi Drejtoren e Arsimit Luiza Tabakun nën akuzen për korrupsion aktiv.
3. Në pranga përfundoi edhe djali i saj, Xhanluka dhe një mesues i edukimit fizik në Allkaj. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri – tjetrin merrnin para në këmbim të vendeve të punës në sistemin arsimor. Në shtepinë e Luiza Tabakut policia sekuestroi shuma të mëdha parash, lekë dhe euro. Ndërkohë pas arrestimit e dyshuara u kap duke hedhur 2 mijë euro në WC-në e paraburgimit. Tabaku ishte emëruar në këtë detyrë si përfaqësuese e LSI.





