22 nëntor 2014–  Mes  emocioneve të shumta dhe një  atmosfere festive në pallatin e sportit  Ramazan  Njala të Durrësit është mbyllur kampionati i parë i futbollit  për  femra  në  rang  shkollash 9-vjeçare të Durrësit. Ishin  shkollat "Eftali  Koçi"  dhe  "Nënë Tereza" që diskutuan  mes tyre  finalen e këtij  kampionati, ku fituese u shpallën vajzat e shkollës  "Eftali  Koçi" pas fitores 4 me 1 ndaj vajzave te shkollës Nënë  Tereza. Arjan  Plaku, përgjegjës i sektorit të sportit pranë Q.K.F –së shprehet se aktiviteti ia arriti plotësisht qëllimit të tij, pasi u realizua jo vetëm qëllimi sportiv, por edhe ai social, sepse në këtë aktivitet u aktivizuan qindra vajza të reja duke kontribuar në këtë mënyrë në përhapjen e sportit të futbollit edhe ne grupmoshat e reja të femrave. Në mbyllje të aktivitetit, u ndanë disa çmime të ndryshme simbolike  për pjesëmarrësit, çmime këto të cilat u dhanë nga  përfaqësues  të  Bashkisë së Durrësit, FSHF dhe klubit te futbollit Teuta.