23 nëntor 2014 –  Showgirli Belen Rodriguez nuk i ka “punët mirë” me fansat e saj në rrjetet sociale.

Belen e ka vërtetuar se e ka të shenjtë familjen, prandaj ai që guxon të komentojë familjarët e saj qoftë edhe për veshjen, merr gjithmonë një përgjigje “pikante”. E fundit që ka rënë preh e kritikave të fansave ka qenë motra e Belen, Cecilia, që në një foto të postuar në rrjetin social “Instagram”, ajo nuk është pëlqyer për veshjen e saj aspak me shije. Pasi Belen pa një lum kritikash drejtuar motrës, postoi një tjetër foto të Cecilias, me mbishkrimin “Një motër më të bukur se ty, duhet ta shpikin”.