23 nëntor 2014– “Miss bota muslimane 2014” është përzgjedhur 25-vjeçarja tuniziane, Fatma Ben Guefrach.
25-vjeçarja që ka mbaruar për Informatikë, suksesin ia dedikon familjes dhe qytetit, ndërsa pas marrjes së çmimit ka bërë edhe një apel për lirimin e Palestinës dhe një lutje për popullin sirian. Për jurinë, zgjedhja e missit nuk ka qenë vetëm çështje bukurie, por edhe inteligjence, ku finalistet kanë recituar vargje nga Kurani, si dhe kanë shpjeguar pikëpamjet e tyre ndaj islamit. 18 finalistet kanë sfiluar të mbuluara me veshje tradicionale të kulturës islame. Sipas organizatorëve, “Miss bota muslimane 2014” është organizuar në Indonezi me qëllimin për të treguar tolerancën e islamit ndaj feve të tjera.





