DURRËS, 23 nëntor 2014 – Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimet për 6 ish-zyrtarë të komunës Rrashbull, anëtarë të KRRT-së dhe Zyrës së Urbanistikës, të akuzuar për “shpërdorim detyre” në dhënien e 15 lejeve të ndërtimit në zonën e ndaluar të plazhit të “Shkëmbit të Kavajës”.
Gjykimi ndaj 6 të pandehurve u zhvillua me procedurë të shkurtuar, pasi kanë pranuar përgjegjësinë, ku vetëm 5 u shpallën fajtorë dhe një i pafajshëm.
Ja dënimet
1. Viktor Ndreka, 12 muaj burg, 2 vjet heqje të drejte ushtrim funksionesh publike.
2. Vasil Gjoni, 10 muaj burg, 2 vjet heqje të drejte ushtrim funksionesh publike.
3. Sabri Troci, 8 muaj burg, 2 vjet heqje të drejte ushtrim funksionesh publike.
4. Erifili Theohari, 16 muaj burg, me pezullim ekzekutimi të dënimit me burgim për 2 vjet me kusht, shërbim prove.
5. Fatjon Aliaj, 10 muaj burg, me pezullim ekzekutimi, me kusht 2 vjet.
6. Nevjana Isufi, pafajësi.
Shënim: Për të shtatin, kryetarin e komunës Hysen Gashi, gjykim me procedurë normale.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





