23 nëntor 2014 – Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, do të qëndrojë jashtë fushave së paku dy muaj, duke mbyllur kështu aktivizimin për këtë vit. Lajmi është konfirmuar nga klubi i Grasshopersit, teksa dëmtimi i lojtarit në kavilje ka bërë që mungesa e tij të zgjasë minimalisht deri në janar të 2015-ës. Tashmë ai nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën zvicerane, ndërsa deri në takimin e radhës së Kombëtares, koha premton, pasi Shqipëria luan kundër Armenisë më 29 mars të vitit 2015. “Amiri do të mungojë deri në pushimin mes dy fazave. Aktualisht është kthyer nga dëmtimi Salatiç dhe kjo na ngroh disi, pasi, nëse edhe ai bashkë me Amirin nuk do të ishin, atëherë mesfusha jonë do të kishte shumë probleme”, deklaroi për gazetën zvicerane “Blick”, trajneri i Grasshopersit, Mikael Skibe. Kujtojmë që Abrashi është një ndër titullarët e padiskutueshëm të skuadrës zvicerane, ndërkohë që edhe në takimet e fundit ka qenë gjithnjë zgjedhje e parë nga ana e trajnerit të Shqipërisë, De Biazi. Mesfushori është nën kontratë me Grasshopers edhe për një sezon tjetër, por gjasat janë që të shitet, teksa kërkesat për kosovarin kanë qenë të shumta, madje edhe nga klube të Serisë A.
Dëmtimi, Abrashi do të mungojë dy muaj
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Aksident tragjik, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor
Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun/ Rama: U eliminua një precedent unik në botë!
Trajneri Dobi: Nuk ishim vetëvetja, kërkoj reflektim
NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët





