23 nëntor 2014 – Mbret i La Ligas, kampionati spanjoll nuk ka parë ndonjëherë më të mirë se ai. Lionel Messi arriti në kuotën e 253 finalizimeve në ndeshjen me Sevillan, duke thyer rekordin historik të Thelmo Zarrës si goleadori më i mirë i të gjitha kohërave, një arritje fantastike pas të cilës, ylli i Barcelonës përdori profilin e tij zyrtar në Facebook për të shfaqur gjithë kënaqësinë dhe lumturinë për ngjitjen në majën e Olimpit pas tregolëshit që shënoi në fitoren 5-1 ndaj Sevillas. Argjentinasi që nuk dha deklarata në asnjë mjet komunikimi pas përballjes me ekipin nga andaluzia, shkruajti këtë status në facebook të shoqëruar me golin e tij të parë në kategorinë maksimale të futbollit iberik. “Kur shënova këtë gol, të parin në La Liga, nuk e imagjinoja se do të thyeja asnjë rekord, e aq më pak atë të të madhit Telmo Zarra. Isha i aftë ta realizoja gjithë këtë , falë mbështetjes që kam patur nga kaq shumë njerëz gjatë kohës time këtu dhe unë do të doja t’ua dedikoj këtë arritje të gjithë juve. Ju falënderoj që keni qenë gjithmonë me mua. Unë dua gjithashtu t’u bëj një dedikim dhe të gjithë atyre që nuk janë më me ne. Unë kurrë nuk do t’ju harroj. Ju falënderoj të gjithëve që keni qenë përkrah meje”. Një dedikim që reflekton altruizmin e argjentinasit, ndërkohë që për arritjen e pabesueshme të Messit folën dhe disa nga shokët e tij të skuadrës. Xavi u shpreh se Messi ka thyer një rekord të pabesueshëm, ndërsa Neymar shtoi se do të jetë shumë e vështirë që një arritje e tillë të përsëritet. Presidenti Bartomeu ndërkohë nxitoi që të deklarojë pas këtij rekordi fantastik se pavarësisht spekulimeve të fundit ai mendon se Messi do ta mbyllë karrierën te Barca që nuk ka ndër mend të privohet nga futbollisti më i mirë i historisë.
Messi: As që e imagjinoja këtë rekord
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Metalurgjiku/ Procedohen 2 subjekte në Elbasan, arrestohen 16 persona dhe shpallen në kërkim 8 aksionerë (EMRAT)
Aksident tragjik, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor
Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun/ Rama: U eliminua një precedent unik në botë!
Trajneri Dobi: Nuk ishim vetëvetja, kërkoj reflektim





