DURRËS, 23 nëntor 2014 – Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka komentuar në llogarinë e tij në Facebook, në lidhje me “Rilindjen” e kujtimeve të së kaluarës. Më poshtë vijon komenti:
”Austri: shtëpia e lindjes së Hitlerit në Braunau am Inn, u është marrë me qera nga shteti pronarëve, pikërisht që të mos restaurohet dhe shfrytëzohet "për qëllime turistike" dhe i vetmi investim në të prej vitesh, është ky shkëmb i gdhendur me porosinë "Kurrë më"…
Shqipëri: harxhohen miliona për të restauruar çdo shenjë të ekzistencës së Enver Hoxhës, duke nisur nga lapidarët që përkujtojnë beteja të paqena ose në rastin më të mirë vëllavrasëse, e duke përfunduar tek WC-ja ku do të fshihej në rast se e sulmonte NATO dhe SHBA…
Njëra nga të dyja palët po punon që të rilindë kujtimin dhe veprën e monstrës përkatëse!! Ta kenë gabim austriakët vallë…?!”






