DURRËS, 22 nëntor 2014 – Kryetari i PD-së durrsake z. Osman Stafa falenderon demokratët durrsakë si edhe çdo simpatizant të së djathtës durrsake për cdo kontribut të dhënë për mbarëvajtjen e protestës anti-Ramë të mbajtur sot përballë Kryeministrisë. Z. Stafa vazhdon të përdorë forma të zhdërvjellta dhe inovative të marrëdhënieve me publikun. Tipik është rasti i sotëm, kur ai u ka dërguar një SMS falenderimi disa mijëra votuesve të djathtë të Durrësit dhe komunave e bashkive, që mbulon Dega e PD-së Durrës. Ky është teksti integral i SMS-së së z. Stafa:

“Të dashur miq! Sot, me ndjenjat dhe vlerat tuaja qytetare dhe dashurinë për demokraci mposhtët dhunën dhe frikën ndaj sistemit famëkeq oligark. Ju falenderoj, me mirënjohje! Osman Stafa”

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/