22 nëntor 2014 – Karabinieria e Savonës në shtator 2014 organizoi operacionin “Strike”, që kishte për qëllim neutrlizimin e një bande hajdutësh shqiptarë, që kishte kryer dhjetra vjedhje dyqanesh dhe banesash në zonën e Savonës. Banda kishte vjedhur vetura, celularë, orë dore si p.sh. Rolex tip Datejust, aparate fotografike, sende ari dhe argjendi etj. Deri tani, bandës i janë kapur sende dhe vetura të vjedhura me vlerë mbi 70 000 euro, por një pjesë e sendeve të vjedhura janë shitur apo dërguar në Shqipëri nga banda, kështu që vlera reale e sendeve të vjedhura është shumë më e lartë se sa 70 000 euro._0.jpg)
Në kuadrin e këtij operacioni, më 20 tetor 2014 u arrestuan tre anëtarë të bandës: Behar Kaleci, 23 vjeç, Florjan Toçi, 22 vjeç dheBenard Cakoni, 26 vjeç. Këtë të premte më 21 nëntor u arrestuan Aldor Ceka, 28 vjeç dhe Drilon Leci, 22 vjeç. Të pesë shqiptarët akuzohen jo vetëm për një serial vjedhjesh, por edhe për dëmtim prone publike e private si edhe për plagosje të personit zyrtar për shkak të detyrës. Ata me një FIAT 500 të sapo vjedhur thyen postbllokun e karabinierisë ,dëmtuan makinat e parkuara në rrugë si edhe një Lancia të karabinierëve madje tërhoqën zvarrë me makinë për rreth 20 metra një nga karabinierët e postbllokut.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





