22 nëntor 2014 – Ylli Lika vetëm 18 vjeç u dënua nga gjykata italiane me 26 muaj burg dhe 800 euro gjobë për një grabitje me dhunë të kryer prej tij, në bashkëpunim me adoleshentin Drilon Hasani (17-18 vjeç). Në natën e 24 qershorti 2014 Ylli dhe Driloni po vidhnin në një banesë në qytezën e Rozas në Provincën e Vincencës. I zoti i shtëpisë një 35 vjeçar i kapi me presh në duar..jpg)
Ylli e plagosi me një thikë me sustë, me qëllim që të kishin mundësi t’ ia mbathnin me plaçkën e vjedhur ( vetëm një celular dhe 115 euro). Dy adoleshentët ishin me fat, sepse plagët, që i shkaktuan të zotit të shtëpisë, nuk ishin vdekjeprurëse. Mungesa e precedentëve penalë dhe ndërrimi i akuzës nga tentativë vrasje në plagosje të lehtë bënë që gjykata t’i jepte Yllit, vetëm 26 muaj burg me kusht.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





