22 nëntor 2014 – Organet ligjzbatuese italiane e kishin dëbuar Trevis Tucin, 31 vjeç, 4 herë nga Italia, por ai ishte kthyer po 4 herë në Itali për të kryer vepra të ndryshme penale.
Herën e fundit ishte dëbuar në vitin 2012 nga Kuestura e Milanos. Të premten në orën dy të mëngjesit policia e Kjaravales (Chiaravalle) në Provincëne Ankonës e kapi në rrugë Trevisin.Pas verifikimit të shenjave të gishtave doli që pasaporta biometrike shqiptare, që u tregoi policëve ishte e falsifikuar nga sistemi. Trevisi rezultonte i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Pavias për trafik droge dhe vjedhje me thyerje të kryera me një emër tjetër, po me pasaportë biometrike të prodhuar false nga sistemi. Trevisi u dërgua në Burgun Montakuto (Montacuto), ku do qëndrojë, derisa të përballet me drejtësinë për një varg akuzash në ngarkim të tij.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





