22 nëntor 2014–  Në Shqipëri ka filluar të qarkullojë batuta: kush vjedh bankën bëhet deputet, kush vjedh pulat e komshiut kalbet në burg si hajdut i rrezikshëm. Pikërisht, kështu u ngjau edhe tre emigrantëve shqiptarë në Itali, që tentuan të bëjnë “hajdutin e pulave” dhe normalisht, që u ndëshkuan nga drejtësia italiane.

Karabinierët e qytezës Pietra Ligura 60 km. larg Gjenovës arrestuan në flagrancë Drini Zacellarin, 37 vjeç, Gëzim Rrapollarin, 50 vjec dhe Ibrahim Nallbanin, 34 vjec. Të tre shqiptarët u kapën nga karabinierët, ndërsa po ngarkoninnë furgon një bobinë me tel dhe kavo të ndryshme të vjedhura në një stacion të ENEL-it (KESH-i italian). Vlera e mallit të vjedhur ishte rreth 3 000 euro. Gjykata italiane me gjykim të drejtpërdrejtë i dënoi shqiptarët me 14 muaj burg dhe 200 euro gjobë Gëzim Rrapollarin, ndërsa Drinin dhe Ibrahimin i dënoi me nga një vit burg e 200 euro gjobë secilin. Fatmirësisht, dënimi ishte burgim me kusht, gjë që i lejoi tre gjynahqarët shqiptarë, që nga salla e gjyqit të mos ktheheshin në birucë, por të shkonin në shtëpi pranë familjarëve të vet.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/