21 nëntor 2014– Deputetja e qarkut të Fierit Mesila Doda ka reaguar ashpër ndaj vetos pro, shpalljes qytetar nderi të ish-ministrit të brendshëm komunist Feçor Shehu , të dy këshilltarëve të PD-se ne Bashkine e Ballshit ne Mallakastër, pjesë e qarkut që ajo përfaqëson në Kuvend . Zonja Doda e pyetur për skandalin në fjalë tha se kjo është:” Pasojë e mungesës se ideologjisë që po na varfëron çdo ditë shpirtërisht dhe intelektualisht. Nëse një i djathtë, ende nuk e di rolin gjakatar të shërbimit sekret apo dyshon ende në gjenocidin dhe masakrat që komunistët kryen qysh gjatë luftës dhe pas mbarimit të saj, atëherë kemi nevojë urgjente të shohim nga vetja".
” E revoltuar për aktin e pa papranueshëm te përfaqësuesve lokal të PD-se zonja Doda theksoi “ E djathta nuk është komuniste, nuk është as bashkëfajtore e as mund te jete bashkëvuajtëse me krimet e komunizmit, qofshin ato para dhe pas lufte por është viktime e këtyre krimeve.” Më tej, ajo shtoi se “Ne duhet te krijojmë te gjitha mundësitë që të zbardhim historinë tonë të largët dhe te afërt te shekullit te kaluar, dhe mbi bazën e të vërtetave te nxjerra ne dritën e diellit sado te vështira qofshin te reflektojmë dhe të nisim një histori më të mirë politike dhe njerëzore.”
Deklarata e zonjës Doda ngjan disi sfiduese me mungesën e një qëndrimi të qartë politik te PD me të kaluarën komuniste të vendit. “Bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë” ka qenë një slogan i ish kreut të PD -së Berisha në vitet 1990, i cili është cilësuar shumë herë si shkaku kryesor i dështimit te Shqipërisë ne dënimin e krimeve te komunizmit dhe mosshkëputjes dot të saj nga e kaluara kriminale komuniste që ende rishfaqet.
/Gazeta Minerva/





