DURRËS, 21 nëntor 2014 – Sërish zona e Plazhit bëhet arenë aksidentesh, kësaj radhe, fatmirësisht, me një lëndim të lehtë.
Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 20 nëntor 2014, ora 8.35 të mëngjesit, në Plazh, një “Benz” ka aksidentuar 65 vjeçarin. P. V., banues në lagjen nr. 17 Durrës, i cili udhëtonte me një motoçikletë “Honda” pa targë. Drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Durrësit 65-vjeçari është larguar për në banesën e tij pa problem për jetën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





