·        Gjykata e ka dënuar 41-vjeçarin me 10 ditë burg për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt

DURRËS, 21 nëntor 2014 –  Të hash 10 ditë burg se nuk di t’i japësh makinës dhe pastaj të zhdukesh nga qarkullimi.

Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit bën të ditur se më 20 nëntor 2014, ora 15.30, u ndalua Artan Lapraku, 41 vjeç, banues në lagjen nr. 10 Durrës.

Ishte shpallur në kërkim po atë ditë.

Blutë thonë se, më 7 nëntor 2014, gjykata e qytetit bregdetar e ka dënuar 41-vjeçarin me 10 ditë burg për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/