·        Hetohej prej dy javësh, merrej prej disa kohësh me tregtimin e lëndëve plasëse

DURRËS, 21 nëntor 2014 –  Nga Fushë-Kruja në Maminas, forcat ligjzbatuese të qytetit bregdetar arritën të prangosin një tregtar tritoli të premten pasdite.

Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës njofton se sektori për trafiqet dhe narkotikët ka arrestuar në Maminas, më 21 nëntor 2014 pasdite, Albert Vocin, 37 vjeç.

Voci u kap me 15 kg tritol, pas një hetimi dyjavor.

Blutë thonë se 37-vjeçari merrej prej disa kohësh me tregtimin e lëndëve plasëse.

Antiterrori dyshonte se tritoli përdorej për qëllime kriminale.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/