DURRËS, 21 nëntor 2014 – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit po investon në drejtorinë rajonale të formimit profesional publik për ngritjen e nivelit të dhënies së dijeve në kualifikimin e të papunëve në Durrës.
“Dyrrah”-u ka mësuar se me një fond prej 3 199 395 lekë po blihen në Tiranë pajisje për kabinetin e autoservisit dhe me një tjetër prej 6 490 944 lekë po merret furnizim në Memaliaj për laboratorin elektrik.
Aktualisht, qendra e formimit profesional publik e Durrësit është nga më të mirat në Shqipëri dhe ka një frekuentim të lartë nga të rinjtë, që marrin dëshmi zyrtare nga shteti për profesionet e fituara.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





