21 nëntor 2014– Divorc milioner për aktorin e famshëm të Hollywood-it, Richard Gere.  Sipas “New York Post”, ndarja nga gruaja Carey Lowell mund t’i kushtojë shtrenjtë yllit të “Pretty Woman”.

Ish-gruaja, dëshiron një copë të madhe të “tortës” së Richard Gere, plot 100 milionë dollarë.

Carey ka argumentuar se i është dashur të heqë dorë nga karriera e saj prej modeleje dhe të bëjë vetëm rolin e mamasë për djalin e tyre, 14 –vjeçarin Homer. Nga ana tjetër, Richard Gere nuk është “keq” nga financat, ku vetëm për vitin 2013 arëktoi në llogarinë e tij plot 82 milionë dollarë, pa përmendur pronat e shumta.