DURRËS, 21 nëntor 2014 – Duke qenë bashkëpërgjegjëse me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, bashkia e Durrësit ka marrë masat që të sigurohet qysh në fillim të nëntorit ngrohja me dru zjarri.
“Dyrrah”-u ka mësuar se më 27 tetor 2014 është zhvilluar tenderi i organizuar nga qeveria vendore e Durrësit për blerje drush zjarri për QEA-n (qendra ekonomike e arsimit). Bashkia ka planifikuar, si shpenzim operativ, nga të ardhurat e siguruara nga taksat dhe tarifat një fond limit prej 3 850 000 lekë (rreth 27 mijë euro). Në procedurën e prokurimit ka qenë pjesëmarrës vetëm operatori ekonomik “M. B. KURTI” me seli në qytetin e Lushnjës. Kjo firmë dha një ofertë aq sa fondi limit, 3 850 000 lekë. Natyrisht, duke qenë “tek pullë”, oferta myzeqare do të konsiderohej e suksesshme. Drutë e zjarrit do të sillen në kopshte brenda 180 ditëve.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





