20 nëntor 2014– Disa fëmijë kanë provokuar futbollistët e Kombëtares serbe, në vigjilje të miqësores të së martës Greqi-Serbi. Teksa po luheshin himnet e dy shteteve,djaloshi, që me shumë mundësi është shqiptar, bëri shqiponjën me duar. Për më tepër, ai ftoi edhe bashkëmoshatarët e tij që të bënin të njëjtin veprim. Kjo i ka çmendur mediat serbe, të cilat e konsiderojnë si një provokim dhe të papranueshëm gjestin e vogëlushit.