DURRËS, 20 nëntor 2014Të premten në Durrës do të zhvillohet aktiviteti masiv “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë” duke filluar nga ora 09:00 dhe duke vijuar përgjatë ditës. Të gjitha institucionet publike, por edhe shumë shoqata, si edhe shkolla jo publike i janë bashkuar kësaj nisme.

Ndërmarrjet e shërbimeve komunale të Bashkisë së Durrësit, përveç pastrimit gjatë ditës do të bëjnë edhe evadimin e mbeturinave të grumbulluara në të gjithë qytetin. E gjithë administrata e Bashkisë me ndërmarrjet në varësi do të pastrojnë zona të ndryshme të qytetit, ku nën logon “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë” dhe nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë është hartuar edhe një plan i hollësishëm veprimi. Ndërsa zonat, ku do të ndërhyhet nga shoqata, shkolla dhe institucione të ndryshme janë si më poshtë:

 

CSDC    – zona e plazhit/ Ura e Dajlanit – Rrota Kuqe

SHGPS  – Zona e Porto Romanos dhe Spitallës

NDGSH – Zona e plazhit pergjate shinave të trenit/ Stacioni Hekurudha – Ura e Dajlant

Art dhe Bamirësi – Stacioni i Trenit – Ura e Dajlanit

QZHK – Zona e Kënetës pranë Galaktikut – Rruga e Unazës.

Kryqi i Kuq Dega Durrës        – Lagja 18 Rruga: Kriataq Sota

Kisha Ortodokse ShënVlash   – Zona e ShenVlashit 

FRESH Durrës                      –  Zona e kënetës Skolina pranë Galaktikut

Teleperformancë                  – Zona prapa Blu Starit dhe Flagshipit

 

Shkollat publike do ta zhvillojnë pastrimin, në ambjentet pranë shkollave të tyre.

Shkollat jo publike

Rilindja       – Zona e Plazhit/ Rrota e Kuqe – Iliria

Medreseja   – Zona përreth amfiteartit, Ambulanca Qendrore 

Migjeni       – Sheshi Pranvera deri tek Stacioni i trenit.

Konica        – Zona përreth shkollës

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/