• Shoqërohen edhe Ismail Gjyrpja, Kreshnik Shiroka, Edmond Kola: kundërshtuan patrullën e përgjithshme të policisë në mesnatë
• “Gallatë”: policia krijon përshtypjen sikur “blutë” e Saimir Tahirit kapën një “laraman” të Mimi Kodhelit
DURRËS, 20 nëntor 2014 – Sherr koti në mesnatën e 19-20 nëntorit 2014, kështu në komisariatin e qytetit bregdetar përfundojnë 5 durrsakë, prej të cilëve një oficer ushtrie i Zallherrit, që mbahet në qeli së bashku me një civil, kurse tre të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë.
Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë bën të ditur se më 20 nëntor 2014, ora një pas mesnate, pas një konflikti për motive të dobëta mes 5 durrsakëve, dhe pse kanë kundërshtuar për shkak të detyrës, blutë arritën t’i arrestonin në flagrancë dy prej tyre dhe të shoqëronin tre të tjerë.
Bie në sy fakti patrullën e përgjithshme të policisë e ka kundërshtuar një oficer i repartit ushtarak të Zallherrit në Tiranë Jani Pano, 26 vjeç, banues në lagjen nr. 16 Durrës.
Ushtarakut iu vunë prangat në flagrancë si dhe 39-vjeçarit civil Tadeo Shiroka, banues në lagjen nr. 6 Durrës.
Kurse tre të tjerët:, 23 vjeç, banues në lagjen nr. 6; Kreshnik Shiroka banues në lagjen nr. 18; Edmond Kola 41 vjeç, banues në lagjen nr. 8, do të procedohen në gjendje të lirë.
Ka dhe “gallatë”: policia nuk dallon dot oficerin e një reparti ushtarak nga një funksionar në Ministrinë e Mbrojtjes, duke krijuar përshtypjen se “blutë” e Ministrit Saimir Tahiri kanë kapur një “laraman” të ministres Mimi Kodheli!
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





