DURRËS, 20 nëntor 2014 – Opozita, më 20 nëntor 2014, në faqen e parë të organit të vet “RD”, vë titullin: “3 të vdekur nga përmbytjet, Rama [shefi i shumicës] rehatohet në Kuvajt” [ku u nënshkruan 4 marrëveshje].
Një ditë më parë, më 19 nëntor 2014 deputetja socialiste Blerinë Gjylameti tha:
“Dimë vetëm që mbrëmë [më 18 nëntor 2014] Tirana u përmbyt, si asnjëherë më parë. Por Kryetari i bashkisë [shefi i pakicës] mungonte” dhe se “sot [më 19 nëntor 2014] Kryetari i Bashkisë u shfaq në Durrës, por në bashki thonë se ai është në Bruksel duke u marrë me protestat e SHQUP-it”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





