DURRËS, 20 nëntor 2014– 20 nëntori celebrohet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve. Kjo datë përkujton ditën në të cilën Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Kushtetutën e të Drejtave të Fëmijëve. Mbi 190 vende në të gjithë botën e kanë ratifikuar këtë kushtetutë. Pavarësisht se ekziston një konsensus i përgjithshëm mbi të drejtat e fëmijëve, përsëri shumë syresh janë viktima të abuzimeve dhe keqtrajtimeve.

Kushtetuta e fëmijëve përmban 54 nene. Gjithsesi, ajo ka mangësi të cilat duhen plotësuar, në mënyrë të tillë që të drejtat e fëmijëve të bëhen një realitet i prekshëm. Promovimi dhe respektimi i këtyre të drejtave, kryesisht: e drejta e shëndetit, e të shkolluarit, e mbrojtjes, e zhvillimit të ekuilibruar e harmonik mbeten A-ja e çdo shoqërie.