DURRËS, 19 nëntor 2014 – Drejtoria policisë e qarkut Durrës-Krujë bën të ditur se, më 18 nëntor 2014 filloi ndjekja penale për tiranasin 67-vjeçar A.N.
Rreth orës 13.30, në Fushë-Krujë, te mbikalimi, duke drejtuar një Benz, është përplasur me një furgon me drejtues 27-vjeçarin D. Ç., nga Dibra, i cili është aksidentuar dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën. Po më 18 nëntor nisi çështje penale për A. K. nga fshati Larushk Fushë-Krujë. Rreth orës 10.00 në afërsi të fshatit Nikël Krujë, duke drejtuar një motoçikletë Honda pa targa, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rreziku për jetën, por do të përgjigjet para togave të zeza për shkelje rregullash.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





