DURRËS, 19 tetor 2014 –  Përzgjidhen fituesit e dy konkurseve ndërkombëtare, për “Vijën Bregdetare të  Jugut” dhe “Korridorin Ekonomik Tiranë – Durrës”.

Pas më shumë se 5 orë prezantim, dy juri të veçanta për secilën hapësirë, të përbëra nga figura të njohura të planifikimit urban, projektimit grafik, si dhe arkitekturës vendase dhe të huaj, shpallën fituesit duke u bazuar në kriteret e krijimtarisë, faktorit të lartë të zbatueshmërisë, lidhjes dhe impaktit të propozimit me kontesktin dhe raportit kosto-impakt.

Përzgjedhjen e fituesit të projektit “Korridori ekonomik Tiranë-Durrës” e bëri juria me anëtarë zëvendëskryeministrin z. Niko Peleshi, znj. Sotira Kornaroporulou, z. Andreas Ruby, z. George Brugmans, z.Xaveer de Geyter dhe z. Tytymçe.

Studiot e përzgjedhura si më të mirat për në fazën e dytë, prezantuan projektet e tyre për secilën hapësirë.

Ato kishin në dispozicion 30 minuta kohë e cila ishte kompozuar në mënyrë të tillë që në këtë minutazh të përfshihej edhe pjesëmarrja drejtpërdrejtë e publikut dhe grupeve të interesit përmes pyetjeve dhe komenteve të ndryshme.

Konkurset u lançuan në fillim të muajit tetor nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Atelier Albania.

Fitues për projektin “Korridori ekonomik Tiranë-Durrës”

LOTI 1 –  TIRANA

PioveneFabi – Itali

Yellow Office – Itali

Stefano Graziani – Itali

ArchiSpace –  Shqipëri

Vladimir Myrtezai – Shqipëri

LOTI 2 – VORË

Dogma Studio – Itali + Belgjikë

Andrea Branzi – Itali

B&L – Shqipëri

LOTI – 3 DURRËS

L'AUC – Francë

DEA Studio – Albania

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/